Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flamur Shala: Shpend Ahmeti e ka gjetur ambasadën që ta fus në lajthitje

NULL NULL
31.05.2016 21:31

I ftuar në Zoba B të Klan Kosova ka qenë asamblesiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala.

Ai ka folur parcelën që ka ndarë komuna për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Shala ka thënë se LDK dhe PDK nuk kanë marrë pjesë ne mbledhjen e kuvendit komunal, andaj edhe veprimet politike nuk mund të justifikohen.

“Kjo gjë do të mund të rregullohej në kuadër të ndjekjes së një procedure.”

“Ne kemi dhënë tokë ambasadës amerikane edhe Mbretërisë së Bashkuar dhe nuk e kemi refuzuar.”

“Ndërsa Ambasada e Turqisë e ka refuzuar. Në rrugën për Mitrovicë janë 16 parcela të projektuara që presin aplikim të ambasadave.”

“Kemi pasur një mbledhje të jashtëligjshme. Ambasadën e gjeti Shpend Ahmeti që ta fus në lajthitje ambasadorin”, ka thënë Shala.

“Pse çështja e ambasadës mos të nxjerrët para komitetit për financa. Duhet të funksionojë administrata e Shpend Ahmetit.”

“Procedurat duhet të ndiqen sipas rregullave të demokracisë dhe standardet të krijohen mbi bazën e një bashkëpunimi. Të mbledhshin grupet parlamentare dhe të flasin hapur se ne duhet të vendosim më ndryshe dhe ta sjellim ambasadën në qendër të vëmendjes.”

“Shpendi e ka politizuar këtë çështje dhe zyrat e tyre merren vetëm me politizime.”

“Asgjë nuk bëjmë jashtë ligjit si me pjesëmarrje si me reagime ashtu edhe me debate. Asgjë në LDK nuk është e fshehtë.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.