Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Mbledhja për Ambasadën e Shqipërisë duhet të jetë e rregullt

NULL NULL
31.05.2016 21:22

I ftuar në Zona B të Klan Kosova ka qenë asamblesiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala.

Ai ka folur parcelën që ka ndarë komuna për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Sot funksionon Shteti i Kosovës në aspektin administrativ e kemi rregulluar një çështje të pronave në Sofali.”

Ai ka thënë se përpjekjet e Shqipërisë kanë qenë që Prishtina ta ketë subjektivitetin para 125 viteve.

“Mbledhja e jashtëzakonshme nuk do të mund të quhej e tillë. Kjo pikë e veçantë për ndërrimin e destinimit të një parcele duhet të hyjë në kuadër të një mbledhje të rregullt.”

Shala ka shtuar se do të duhej të bisedohej për politikat komunale që i sjell Shpend Ahmeti.

“Në mënyrë klandestine është sjell ky rast. Më e madhe se gjithçka është caktimi i një prone për Ambasadën e Shqipërisë”, ka thënë Shala.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.