Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizren: Qindra aderime në PDK

NULL NULL
31.05.2016 21:17

Në praninë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme në degën e PDK-së, në Prizren kanë aderuar mbi 400 anëtarë të rinj, kryesisht të ardhur nga partitë tjera. Me këtë rast, kryetari Veseli u shpreh se PDK ishte është dhe mbetet parti e rinisë dhe shpresës së Kosovës.

“Në PDK ka vend për të gjithë që duan ta shohin ‪‎Republikën e Kosovës më të zhvilluar, me shtet ligjor të forcuar, me qasje dhe mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, theksoi kryetari Veseli duke shtuar se aderimi i gjithë këtyre të rinjve, tregon qarte se PDK është parti e shpresës, parti e perspektives evropiane, parti e projekteve zhvillimore, e synimeve për një jetë më të mirë dhe investime në vendin tonë. PDK, sipas Veselit, ishte, është dhe mbetet parti e rinisë,” ka thënë Veseli, njofton PDK.

Ndërkaq, Njazi Kryeziu, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren, tha se janë falënderues ndaj qytetarëve të Prizrenit për besnikërinë karshi Partisë Demokratike të Kosovës, e po ashtu edhe besimin e qytetarëve, gjegjësisht anëtarëve të rinj, besim, cili gjithnjë është në rritje. Ai ndër të tjera paralajmëroi edhe ardhje të reja në PDK.

Njëra nga anëtaret e reja të Partisë Demokratike të Kosovës, Edona Surdulla, tha se me lidershipin e PDK-së, ka besimin në orientimin e kësaj partie drejtë fuqizimit të shtetit tonë. E ky besim, sipas saj, ka ardhur edhe në punën e deri tashme të PDK-së, në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.