Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramosaj: Vendimet e kushtetueses ngulfasin ekonominë e Deçanit, greva e administratës vazhdon

NULL NULL
31.05.2016 18:15

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, po debatohet në mes Mazllum Baraliut – profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Bashkim Ramosajt – Drejtori i Administratës në Komunën e Deçanit.

Në emision po  flitet për vendimin që Komuna e Deçanit ka marrë për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kishte marrë vendim që Manastirit të Deçanit t’ia njihte pronësinë mbi tokat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Bashkim Ramosaj vendimiet e kushtetueses i quan tw padrejta dhw qw dwmtojnw ekonominw.

“Konsiderojmë qe këto vendime janë të padrejta dhe kundërkushtetuese.  Këto e ngufatin zhvillimin ekonomik te Deçanit ngaqë kane resurse qe mund te përdoren në Deçan 24 hektarë kanë qenë pronë e ndërmarrjeve Apiko dhe Iliria.”

“Me ligj nuk lejohet bartja e pronës në persona juridik , edhe pse me ligje tjera të qarkullimit të patundshmërive dhe me nene te veçanta prapë nuk është lejuar që prona t’i bartet manastirit te Deçanit, në këtë kohë manastiri i Deçanit kërkon qe këto prona t’i barten dhe administrata e asaj kohe nuk pranon qe pasuria e falur te regjistrohet ne emër të manastirit. Pas luftës punëtorët shkojnë t’ju qasen fabrikave që i  konsiderojnë pronë të tyre mirëpo nuk lejohen nga UNMIK-u për shkaqe sigurie ata ngrisin padi dhe fitojnë gjykimin mirëpo gjykata ne Pejë e rikthen ne gjykim prapë ndërsa me vendim te UNMIK tërhiqet lënda dhe shkon ne Gjykatën Supreme për çështje qe kane te bëjnë me Agjensionin Kosovar të Mirëbesimit,” ka thwnw Ramosaj, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Administratës ka thënë se greva po vazhdon me pëlqimin e të gjitha forcave politike dhe punon në raste emergjente.

“Kur ne kemi marrë aktgjykimin kemi mbajte mbledhje te jashtëzakonshme komunale në të cilën të gjitha subjektet politike janë dakorduar që të ndërmarrim hapa që të kundërshtojmë vendimin, një nder ta është greva përmes se cilës shprehim pakënaqësinë.  Greva prej orës 8 deri në 12:00 ka shkuar mirë pa probleme, punojnë vetëm shërbimet emergjente nuk ka pas ankesa,” ka thwnw Ramosaj, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.