Si ta shikoni finalen e Champions, pa biletë, në ulëset VIP NULL NULL 31.05.2016 12:05 31.05.2016 12:05 Gaspare Galasso kaloi sigurimin në San Siro, për të përcjellë finalen e Madridit krah Florentio Perez dhe më pas ngriti edhe trofeun. Mbi dy mijë policë ishin caktuar për të ruajtur rregullin në San Siro të shtunën mbrëma, duke e bërë të pamundur për këdo që nuk kishte biletë që të futej brenda. Sigurimi ishte aq i rreptë, sa gazetarët duhet të kalonin në dhjetë pikë-kontrolle deri tek vendet e tyre. Megjithë këto masa, një i ri ia arriti që ta ngrisë edhe trofeun me lojtarët e Real Madrid, duke e kapur atë “edhe para James Rodriguez”. 23 vjeçari gjithashtu ka marrë pjesë edhe në festimet e Napolit në pas finales së 2012-ës. “U ula në ulëset VIP të Emirates, por nuk ishte asgjë krahasuar me finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë ai. Gaspare bleu një varëse akreditimi mungesën e të cilit e fshehu përmes një bluze të mbyllur. Kur një nga steëard-ët u afrua, ai e mashtroi duke i thënë: “Seriozisht, mua po më kërkon biletë?”. Më pas ai shkoi nëulëset VIP, bëri fotografi me shumicën e njerëzve aty, e shikoi ndeshjen krah presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Më pas ai e ngriti kupën, duke e luajtur rolin e shefit të sigurimit dhe treguar steëard-ëve ku të shkojnë. https://twitter.com/Juezcentral/status/737354628208185345?ref_src=twsrc%5Etfw *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025