Duriqi: Shkrimi i New York Times realitet, kishte gjëra edhe më të rënda NULL NULL 30.05.2016 18:04 30.05.2016 18:04 Në Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për artikullin e New York Times për Kosovën ku të ftuar janë Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Visar Duriqi, gazetar në Gazeta Express. Duriqi ka treguar për rolin e tij në këtë artikull duke thënë se ka qënë asistent, përkthyes dhe ka ndihmuar për të gjetur informatat për këtë shkrim. “Ajo ka ardhur me një listë të njerëzve derisa ne i kemi ndihmuar në aspektin teknik”. Ai është shprehur se ka pasur disa Organizata Jo-Qeveritare që kanë dashur të shtrembërojnë realitetin por ai ka thënë se ky shkrim paraqet realitetin në Kosovë. “Shkrimi është realitet dhe gazetarja nuk ka publikuar edhe fakte të tjera të cilat kanë qenë më të rënda ashtu si edhe disa video nuk janë shfaqur fare”. Ai ka thënë gjithashtu se për këtë është shkruar në vitin 2012 por në atë kohë nuk u besua, madje sipas tij, u akuzuan si islamofobë. “Ne kemi shkruar në vitin 2012 dhe që në atë kohë jemi akuzuar si islamofobë dhe pas një viti doli e vërtetë ajo që thamë që Kosova u bë një brigadë e ISIS-it”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë