“Basha, një gënjeshtar publik” NULL NULL 30.05.2016 17:38 30.05.2016 17:38 Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën e sotme të procesit gjyqësor për padinë ndaj Lulzim Bashës, me objekt shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, ka deklaruar se kryetari i PD-së është një gënjeshtar publik. Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se ministri Beqaj në seancën e sotme është shprehur se, ka sjellë përpara trupit gjykues një sfidë për të ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Eshtë një sfidë që nuk ka të bëjë me mua personalisht, pavarësisht se unë jam njeriu që ka firmosur për ta sjellë atë politikan këtu. Duke kërkuar gjykimin dhe dënimin penal të këtij shtetasi për konsumimin në mënyrë të vazhdueshme të armëve të përdorimit dhe dëmtimit në masë: shpifje dhe fyerje, kam dëshiruar ardhjen e një sërë pasojash, që e përsëris, nuk kanë të bëjnë me mua si individ”, është shprehur Beqaj, shkruan Shekulli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.