Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amber Heard mund të fitojë rreth 20 milionë dollarë pas divorcit

NULL NULL
30.05.2016 17:26

Amber Heard mund të fitojë rreth 20 milionë dollarë, pas vetëm 15 muajsh martesë me Johnny Depp, thonë ekspertët ligjorë.

Lajmi është bërë i ditur pasi Heard është parë me avokatin e saj pasi ajo u largua nga gjykata të shtunën, ku kishte paraqitur kërkesën për divorc, transmeton Klan Kosova.

Johnny Depp është akuzuar se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij Amber Heard pasi ajo ka nënshkruar kërkesën për divorc.

Aktori ka mohuar akuzat duke thënë se bashkëshortja e tij kërkon vetëm paratë e tij.

Ai ka shprehur dëshirën që të provojë se nuk është një “monstrum” që rrah të dashurën e tij por këtë duket se do ta bëjë pasi të përfundojë turneun e tij botëror me grupin Hollywood Vampires, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.