Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Investime marramendëse të Rusisë në ushtri

NULL NULL
30.05.2016 16:37

Rusia do të shpenzoj 16.7 miliard dollarë në sektorin e prodhimit ushtarak në periudhën 2016 – 2020.

Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, e ka bërë të ditur këtë lajm më 30 maj gjatë një takimi ku ka marrë pjesë edhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Medvedev i ka thënë zëvendësit të tij se Rusia momentalisht është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve, dhe se shteti duhet ta ruaj këtë pozitë.

Ushtria ruse, për vite të tëra pas rënies së Bashkimit Sovjetik është neglizhuar, mirëpo gjatë viteve të fundit, ushtria është rregulluar dukshëm.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.