Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Petkoviq: Loja me Shqipërinë, emocionuese për të dyja palët

NULL NULL
30.05.2016 16:18

Trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkoviq, ka komentuar lojën me Shqipërinë, që do ta zhvillojë në Kampionatin Europian, pasi që dy shtet janë në grupin A, bashkë me nikoqirin Francën dhe Rumaninë, njofton Klan Kosova.

Petkoviq ka thënë se kjo lojë për disa nga lojtarët e tij mund të jetë mjaft emocionale, sepse ata siç dihet kanë rrënjë shqiptare.

“Gjithsesi do të jetë emocionuese për disa lojtarë, por jo vetëm nga ana jonë, sepse edhe disa nga lojtarët e Shqipërisë luajnë në ligën e Zvicrës, dhe këtu jetojnë e punojnë dhe këtu i kanë familjet”, ka thënë Petkoviq.

“Por, në fund të fundit, kjo është vetëm një lojë, ku secila palë dëshiron të fitojë”.

Trajneri nga Bosnja është i bindur se ekipi i tij do të kalojë në çerekfinale, madje synimet i ka edhe për më larg.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë luhet me 11 qershor.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.