Arrestohet hajni i biçikletave në Ferizaj NULL NULL 30.05.2016 15:46 30.05.2016 15:46 Young man in handcuffs Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e 13 biçikletave në Ferizaj dhe rrethinë, ,vjedhje këto të kryera gjatë muajit të kaluar. Sipas policisë, LL.H. 26 vjeçar dyshohet për vjedhje të biçikletave në lokacione të ndryshme, e kryesisht në oborret e xhamive në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë . “as intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale të gjejnë dhe konfiskojnë 10 biçikleta tek personi tjetër i dyshuar,pasi që të njëjtat i kishte blerë nga i dyshuari i par”. “Janë gjetur dhe përkohësisht konfiskuar edhe tri biçikleta tjera në Prishtinë,të cilat i dyshuari i kishte shituar atje,por për momentin nuk kemi shënimet e të gjithë të dëmtuarve,të cilët ndoshta nuk i kanë paraqitur rastet e vjedhjeve në polici,prandaj luten qytetarët që të paraqiten në polici për kompletimin e rasteve dhe tërheqjen e biçikletave” bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day