Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizrenasit protestojnë për shkak të problemeve me ujë

NULL NULL
30.05.2016 08:52

Banorët e lagjes “Bazhadarhane” të Prizrenit do të protestojnë sot para objektit të komunës për të  shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes.

“Përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit ky problem ende nuk është zgjidhur”.

“Prandaj banorët kanë vendosur që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të protestës, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tani e disa vite” thuhet në një njoftim për media të organizatorëve të kësaj proteste, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.