Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush do ta pasojë Hasan Pretenin në AKK? (VIDEO)

NULL NULL
29.05.2016 20:19

Prej se është themeluar Agjencia Kundër Korrupsionit ka vetëm një udhëheqës.

Hasan Preteni për dy mandate ka marr besimin e deputetëve të kuvendit të Kosovës për të qenë drejtori i këtij institucioni, i thirrur për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Por puna e Pretenit në AKK do të përfundojë në shtator.

Paraprakisht Kuvendi ka hapur konkurs për të zëvendësuar atë ndërkohë interesimi për këtë pozitë është shumë i madh.

I gjithë ky proces po paralajmërohet se do të kryhet pa ndikime politike, njofton Klan Kosova.

Agjencioni Kundër Korrupsionit, është themeluar në vitin 2006.

Ndërkohë në vazhdimësi ky institucion ka bërë kontrollimin e pasurisë për zyrtarët publikë, e shpesh herë ndaj tyre  ka ngritur edhe kallëzime penal për mosdeklarim, përfshi këtu edhe deputet.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.