Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin NULL NULL 29.05.2016 15:20 29.05.2016 15:20 Në Komisionin për Integrime Evropiane, të martën do të flasë Murat Meha – kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova. Kjo u bë e ditur nga agjenda e Kuvendit të Kosovës ku shihet se Murat Meha do të jetë pjesë e mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane të datës 31 maj 2016. Në ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ditë më parë kishte kërkuar që Komisioni Qeveritar për Demarkacionin të paraqitet në Komisionin për Integrime Evropiane para se marrëveshja të shkojë në Kuvend të Kosovës për ratifikim. “Thirrja e Komisionit të udhëhequr nga Meha, dhe sqarimi në Komision dhe në komisionet e tjera do të ishte i mirë për procedurat që do të ndiqen pastaj për votimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament”, kishte thënë Haliti, njofton Klan Kosova. Ndërsa anëtari i po këtij Komisioni që vjen nga radhët e PDK-së, Bislim Zogaj kishte deklaraur se nëse Murat Meha do të vinte në një takim të tillë, do të duhej të ftoheshin edhe ekspertë dhe deputetë që kanë kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit në mënyrë që të ballafaqohen argumentet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day