Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shënohet 100 vjetori i betejës në Verdun mes Francës dhe Gjermanisë

NULL NULL
29.05.2016 14:49

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot shënojnë 100 vjetorin e betejës në Verdun, e cila konsiderohet si beteja më e gjatë në Luftën e Parë Botërore, transmeton Klan Kosova.

Qindra e mijëra ushtarë francezë dhe gjermanë kanë vdekur gjatë 10 muajve të luftimeve në veri-lindje të Francës në vitin 1916, e cila zgjati 300 ditë.

Ceremonia filloi me vizitat e udhëheqësve të cilët vizituan varrezat ushtarake gjermane në Consenvoye në veri të Verdunit, ku 11.000 ushtarë gjermanë janë varrosur.

Udhëheqësit më pas janë zhvendosur në sallën e qytetit në Verdun për një ceremoni.

Në fjalën e saj atje, Merkel tha: “Vetëm ata që e dinë të kaluarën mund të nxjerrin mësime për ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.