Thaçi: Mund të përsëritet “Lagja e Trimave” NULL NULL 29.05.2016 12:45 29.05.2016 12:45 Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka vlerësuar se është e mundur të përsëriten ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Sipas tij, në këtë situatë të turbullt politike gjithçka është e mundur, por shqiptarët nuk guxojnë që të bien pre dhe të zgjedhin një rrugë të tillë fatale për veten e tyre. “Në një situatë të këtillë të paqartë, gjithçka është e mundur. Por, në mënyrë të përgjegjshme them se partia ime dhe unë personalisht asnjëherë nuk do të marrim pjesë në një skenar të këtillë. Jo pse jam altruist i madh dhe e dua Maqedoninë, por nga përvoja politike them se kjo gjë do të ishte një rrugë fatale për shqiptarët. Unë flas për shqiptarët, pasi që jemi parti etnike. Do të ishte një rrugë fatale. Duhet që të mësojmë nga kjo përvojë serioze dhe të zgjedhim një rrugë paqësore dhe precize. Rruga jonë është NATO dhe Bashkimi Evropian”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë