Kjo karakteristikë e burrave, i bën ata më atraktivë për gratë NULL NULL 27.05.2016 14:30 27.05.2016 14:30 Shkencëtarët thonë se ka një karakteristikë te burrat që i bën ata më të dëshirueshëm për gratë. Gazeta britanike Independent, shkruan se nëse vizitohet uebsajti për aranzhimin e takimeve online, “OKCupid”, në profilet e grave të regjistruara aty, shumica prej tyre thonë se: e duan një djalë që i bën të qeshin, i pelqen të provojnë ushqime të reja dhe dinë se si të tregojnë një histori”. Edhe studimet shkencore e vërtetojnë se burrat që kanë histori të bukura për të treguar, janë më të dëshiruar nga gratë. Ndërsa burrat në anën tjetër, nuk duket se janë të tërhequr nga gratë që kanë aftësi të tregojnë histori të bukura, transmeton Klan Kosova. Studiuesit e Universitetit të Karolinës Veriore, kanë ardhur në këto përfundime pasi i kanë studiuar sjelljet e qindra burrave e grave.