Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon marshi i deçanasve kundër vendimit të Kushtetuesës për manastirin

NULL NULL
26.05.2016 13:53

Ka përfunduar qetë marshi protestues i qytetarëve të Deçanit.

Bashkë me deçanasit ishte edhe kryetari i komunës, Rasim Selmanaj, deputetë të AAK-së si Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, njofton Klan Kosova.

Selmanaj tha se Deçani do ta kundërshtojë në të gjitha mënyrat vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ia kalon në pronësi 23 hektar tokë manastirit të Deçanit.

Sipas marshuesve aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i parpanueshëm dhe i kundërshtueshëm për institucionet e Deçanit dhe banorëve të saj.

Organizatorëve të këtij marshi kanë thënë se të pranishëm ishin rreth një mijë qytetarë kurse policia ende nuk ka dhënë një shifër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.