Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është një sekuencë nga klipi i parë i Robertit (VIDEO)

NULL NULL
26.05.2016 13:14

Ka kohë që pati paralajmëruar se do ta realizojë një këngë të veten, e me këtë hap do të fillonte karrierën e tij si solo këngëtar.

Për këtë arsye edhe e kishte shkëputur bashkëpunimin shumëvjeçar me këngëtarin Sinan Vllasaliu.

Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit, e ka publikuar në profilin e tij në instagram një sekuencë nga kënga e video-klipi i tij i fundit.

Me përshkrimin “coming soon”, ai e ka bërë me dije se kënga është gati e po pritet vetëm lansimi, detaj ky, që s’e ka shpalosur në këtë rrjet social, transmeton Klan Kosova.

Së fundmi, emri i tij ka qenë mjaft i lakuar nëpër media për shkak të martesës së tij me Nora Istrefin, për të cilën u spekulua se i kishte dhënë fund lidhjes bashkëshortore me Robertin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.