Kanadezët të gatshëm të investojnë në fushën e mjedisit NULL NULL 26.05.2016 12:54 26.05.2016 12:54 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk, së bashku me disa investitorë të cilët kanë shprehur dëshirën të investojnë në fushën e mjedisit dhe minierave. Agani e ka njfotuar delegacionin nga Kanada me projektet të cilat MMPH-ja i ka realizuar dhe vazhdon t’i realizojë, duke ftuar investitorët nga ky shtet që të investojnë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e mjedisit. Ai gjithashtu ka thënë se Ministria që ai drejton, por edhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi, janë duke punuar në vazhdimësi që të krijojnë një klimë të favorshme për investitorët e huaj, transmeton Klan Kosova. Ambasadori i Kanadasë ka siguruar që shteti nga ai vjen do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri në fushën e mjedisit. Ai tha se investitorët kanadez kanë shprehur interesimin të investojnë në fushën e mjedisit me theks të veçantë në miniera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë