Princesha e parë lesbike në Disney NULL NULL 26.05.2016 12:28 26.05.2016 12:28 Idina Menzel ka dhënë mbështetjen e saj, për një peticion të krijuar nga fansat e Frozen ku kërkojnë nga Disney që Mbretëresha Elsa të ketë një të dashur femër tek Frozen 2, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Aktorja Menzel, fituese e çmimeve të ndryshme, e cila ka bërë zërin e karakterit kryesor në Frozen (kënga “Let It Go”), ka deklaruar që futja e romancës në mes të seksit të njëjtë do të ishte e mrekullueshme. “Mendoj që do të ishte e mrekullueshme. Megjithatë, Disney duhet të pajtohet me këtë. Përndryshe Elsa ma ka ndërruar jetën” ka thënë Menzel. Disney ende nuk ka komentuar rreth idesë së princeshës së parë LGBT, mirëpo dyshimet janë të mëdha ngaqë Kristen Bell – e cila bën zërin e Anna-së – ka thënë që skripta veçse është e përfunduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 9 minuta më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 7 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 23 orë më parë