Pesë gjëra që nuk janë atraktive për meshkuj NULL NULL 24.05.2016 13:30 24.05.2016 13:30 Grimi i tepruar Vajzat përdorin pudrën për të mbuluar ndonjë puçërr apo rrudha. Mirëpo, ajo duhet të jetë një shtresë tejet e hollë, ngaqë nëse vendosim në masë të tepruar do të duket si maskë. Lëkurë e thatë ose shumë e yndyrshme Meshkujt e vërejnë. Pamja e një fytyre shumë të yndyrshme apo buzëve të çara nuk është aspak atraktive tek meshkujt. Mungesa e kujdesit të trupit Thonj të rregulluar dobët e këmbë të pa depiluara nuk u pëlqejnë aspak meshkujve. Mungesa e higjienës personale nuk mund të fshihet me rroba apo grim. Të grimuarit në publik Meshkujt nuk janë të interesuar t’ju shohin çfarë dredhi përdorni për tu dukur bukur. Vendoseni grimin në shtëpi. Mbingarkesë parfumi Ekstremet gjithmonë janë ide e keqe. Mundohuni të vendosni pak parfum tek qafa, prapa veshëve dhe kyçe.