Daily Mail: Vrasësi shqiptar vë në pikëpyetje prestigjin e Britanisë së Madhe NULL NULL 21.05.2016 14:31 21.05.2016 14:31 Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë shqiptarit me një këmbë, vrasësit të dyfishtë, të cilit i është dhënë ndihma ligjore për ta luftuar ekstradimin nga ky shtet – edhe pse dyshohet që ai i ka pranuar vrasjet e kryera, transmeton Klan Kosova. 44 vjeçari Saliman Barci nga Burreli pretendon se është i pafajshëm, edhe pse në Shqipëri është i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasje të dy burrave. Kjo gazetë bën të ditur se pas një vjedhjeje që Barci e kishte bërë me dy shokë të tij, në vlerë prej gjashtë milionë lek (rreth 44.000 euro), pasi kishte pirë dhe parë një film të dhunshëm, ka dashur që të gjithë shumën e parave ta mbajë për vete, duke i qëlluar me armë dy shokë të tij. Ai i shpëtoi prokurorisë duke ikur nga Shqipëria dhe në vitin 2002 kërkoi azil në Britani të Madhe me pretendimin se ishte kosovar, pasi e kishte ndërruar identitetin me dokumente false. Kur u pyet se si arriti ta merr azilin në Britani, ai u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar, i themi se jemi nga Kosova”. Për gazetën ka folur edhe ish gruaja e tij, e cila ka thënë se pasi i kishte kryer vrasjet, ai është kthyer në shtëpi shumë i djersitur dhe i rrezikshëm. “Ai më tregoi rreth vrasjes dhe mua me të birin na dërgoi në shtëpinë vëllait të tij, për shkak të sigurisë në rast se familja tjetër do të vinte të na lëndonte”, ka deklaruar ajo. Më pas ai ka ikur në Itali për t’u fshehur, dhe në vitin 2002 ata janë bashkuar në Britani, ku edhe kanë kërkuar azil si kosovarë. Atyre u është dhënë falas shtëpia, edukimi i fëmijëve, kujdesi shëndetësor, atij i është vendosur këmba protezë duke e zëvendësuar atë prej druri, pasi e kishte humbur këmbën e tij në një aksident me motoçikletë në vitin 1996, dhe shumë e shumë benefite të tjera. Ish gruaja e tij Mimoza dhe shtëpia që iu dhurua Brenda shtëpisë Por me kalimi e viteve, pas një zënke familjare është lajmëruar policia, dhe ata i morën shenjat e gishtërinjve, ku u zbulua se ai po kërkohej për vrasje të dyfishtë në Shqipëri dhe ne vitin 2009 është dënuar në mungesë me heqje lirie për 25 vjet. Por Saliman Barci po lufton me të gjitha forcat ligjore që të mos bëhet ekstradimi i tij, me pretendimin se në Shqipëri do ta vrisnin menjëherë në burg për shkak të gjakmarrjes dhe se nuk i beson sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndërkaq nga Departamenti për Migracion në Britani të Madhe përmes një deklarate kanë thënë se shqiptari Saliman Barci është subjekt i kërkesës nga Shqipëria për ekstradim dhe se dëgjimi para gjykatësit të qarkut për ekstradimin e tij është rezervuar të mbahet me 1 korrik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lëndohet një shtetas francez në Ksamil gjatë manovrimit me mjete lundruese pa regjistrim 46 minuta më parë