42 vjet burgim për shtatë të akuzuarit për terrorizëm NULL NULL 20.05.2016 15:59 20.05.2016 15:59 Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjithsejtë 42 vjet burgim shtatë të akuzuarit për terrorizëm, njofton Klan Kosova. Më së shumti vite i janë i caktuat ish-imamit të xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan, Zekirija Qazimit, i cili është dënuar me 10 vjet burg. Qazimi akuzohej dhe është dënuar për rekrutimin e të rinjve për organizata terroriste që luftojnë në Lindje të Mesme, siç është organizata terroriste ISIS. Të dënuar të tjerë janë edhe, Ilir Berisha me tetë vjet burgim, Sadat Topojoni me shtatë vjet e gjashtë muaji, Ilir Karraba me tetë vjet, Burim Ballazhi me katër vjet, Jetmir Kyqyku me katër dhe Liridon Kabashi me tre vjet burgim. Të gjithë këta kanë të drejtë që të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 22 orë më parë