Video-skandali, arrestohet Shukri Xhelili NULL NULL 16.05.2016 20:53 16.05.2016 20:53 Gjykata e Peshkopisë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të arrestuar ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelilin. Ky i fundit është vënë në pranga, pak ditë pas video-skandalin ku i kërkonte favore seksuale një vajze. Ish-kryebashkiaku po hetohej në gjendje të lirë, pasi akuzohej për tre vepra penale: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, e mbetur në tentativë, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në video-skandalin e transmetuar në televizionin “Ora News”, të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare për një vend pune. Në videon e transmetuar, pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Ndërkohë, të afërm të vajzës së përfshirë në skandalin e videoregjimit thonë se ndjehen të kërcënuar dhe se kanë ndërmend të largohen nga Peshkopia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zjarri në Bllacë, shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët 2 minuta më parë