Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britney po vjen me diçka të re

NULL NULL
10.05.2016 23:47

Hape rrugën Kim Kardashian – tashmë edhe një e famshme po vjen me një lojë për telefonat e mençur.

Të hënën Britney Spears zbuloi se do ta lansojë lojën e saj personale, të quajtur Britney Spears: American Dream.

Këngëtarja 34 vjeçare e ka ndarë me fansat e saj një avatar, i cili është i veshur me të njëjtin kostum të zi, me të cilin ishte e veshur ajo kur i pranoi çelësat për Las Vegas në nëntor të vitit 2014.

Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje rreth lojës, kompania që qëndron prapa saj, Glu, e ka testuar aplikacionin në mënyrë të suksesshme në disa shtete, duke përfshirë edhe Zelandën e Re, transmeton Klan Kosova.

brit

lajme të ngjashme