Arrestohet njeriu që vodhi 200 palë të brendshme të femrave NULL NULL 10.05.2016 21:00 10.05.2016 21:00 Një njeri ka pranuar se ka vjedhur më shumë se 200 të brendshme që u përkasin femrave, pasi policia ka gjetur rrobat në shtëpinë e tij, transmeton Klan Kosova. Tomohiro Honma u arrestua pasi oficerët besonin se ai kishte marrë mbi 12 artikuj të brendshme të femrave nga një tel. 31 vjeçari i mori ato në janar nga ballkoni i katit të parë të një banese në Takatsu Ward, Kawasaki, Kanagawa (TOKYO), ku ai jeton. Por një kërkim më vonë nga shtëpia e tij, zbuloi më shumë se 200 artikuj të tillë, për të cilat Honma ka pranuar se janë të vjedhura në të paktën 50 raste të ndryshme. “Më pëlqejnë të brendshmet e grave. Unë e bëj këtë për të kënaqur dëshirën time seksuale”, tha ai për policinë në stacionin Takatsu.