Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Toçi: Fondi për Garantimin e Kredive, instrument që ndihmon zhvillimin e bizneseve të vogla

NULL NULL
26.04.2016 23:42

Valentin Toçi, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka folur për Fondin për Garantimin e Kredive, si instrument për të ndihmuar zhvillimin e mikrobiznesve dhe bizneseve të vogla.

Ai ka thënë se kjo është ndër reformat e Qeverisë Mustafa, që ka rëndësi të madhe për sektorin privat, sidomos për bizneset në ngritje, e të cilat nuk kanë mundësi që të marrin kredi sa duhet për shkak të mungesës së kolateralit, njofton Klan Kosova.

“Paraqet njërën nga reformat e gjithëmbarshme që ka ndërmarrë qeveria, e që është një nga instrumentet më të rëndësishme për qasje në financa nga bizneset e vogla dhe ato mikro”.

“Rreth 30 për qind e GDP paraqesin kredi të sektorit privat. Ky fond është për ato biznese që nuk mund të ofrojnë kolateral apo hipotekë për të marrë kredi. Kjo padyshim që do të reflektohet në koston e financimit – në uljen e normës së interesit në kredi”.

Toçi ka sqaruar se si funksionon ky fond, vlerën e tij, si dhe financuesit e tij, që përfshijnë Qeverinë e Kosovës, KFW dhe USAID.

“Bizneset aplikojnë në bankë me kredi. Pastaj banka aplikon me planin e biznesit në Fondin për Garantimin e Kredive, me qëllim që të kemi kujdes dhe ai të shfrytëzohet në mënyrë sa më të mirë”.

“Ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro ballafaqohen me mungesë kolaterali në të gjitha vendet, ndaj ne kemi marrë për shembull shtete tjera që e kanë këtë fond”.

“Ligji e adreson mjaft mirë çështjen e qeverisjes dhe autonomisë së fondit, njëkohësisht duke përfillur edhe objektivat zhvillimore të Kosovës. Në Bordin e këtij Fondi do të jenë të përfaqësuara edhe dy ministri, me qëllim të funksionimit sa më të mirë”.

“Vlera e këtij fondi është rreth 20 milionë dhe financohet nga Qeveria e Kosovës, KFW dhe USAID”.

“Bankat do ta bëjnë vlerësimin fillestar të planeve, si edhe në çdo vend tjetër. Janë gjykatat dhe përmbaruesit privat ata që sigurohen se nuk do të kemi rrezik moral nga kreditorët. Kërkesat për kolateral në vendin tonë ndodh që të arrijnë 200 për qind të kredisë, ngase likuiditeti i kolateralit është i ulët”.

Sipas tij, Fondi është në vazhdën e reformave të bëra nga Qeveria Mustafa, ndërsa sa i përket punësimit deri tani, Toçi ka thënë se në bazë të statistikave, në vitin 2015 janë punësuar rreth 18 mijë persona.

“Kjo është një nga shtyllat e reformës ekonomike të Qeverisë Mustafa. Janë definuar një varg politikash, si shembull është Reforma Fiskale”.

“Vlerësimi i fundit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë se janë të punësuar në vitin 2015 rreth 18 mijë persona”.

“Mendoj se me reformat që janë ndërmarrë dhe janë duke u ndërmarrë, se kontributi në punësim do të jetë mjaft i lartë”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme