Dërgohet në mbajtje një person në Suharekë, shtiu me pushkë automatike në një aheng familjar NULL NULL 02.08.2026 09:54 02.08.2026 09:54 Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Gjinoc të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike, me gjashtë gëzhoja dhe një karikator. “Fsh. Gjinoc, Suharekë 01.08.2026 – 21:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar arma – pushkë automatike me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.”, thuhet në raport. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Klankosova.tv