Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seanca konstituive – Qeveritarët të zgjedhin, deputet ose ekzekutiv (VIDEO)

NULL NULL
01.08.2026 20:32

Juristët vlerësojnë se anëtarët e qeverisë në detyrë, të cilët kanë fituar edhe mandate deputeti, duhet të zgjedhin mes vazhdimit të funksionit në ekzekutiv dhe marrjes së mandatit në Kuvend.

Sipas këtij interpretimi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje nga postet qeveritare para betimit të deputetëve në parlament, të planifikuar për më 6 gusht.

Në të kundërtën, çështja mund të përfundojë për shqyrtim në gjykatë.

Ligji për papajtueshmërinë e funksioneve dhe parandalimin e konfliktit të interesit përcakton se një anëtar i kabinetit qeveritar që zgjidhet deputet duhet të heqë dorë nga posti në ekzekutiv para ditës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Debati për ushtrimin e dy funksioneve njëkohësisht nuk është i ri. Një çështje e ngjashme është diskutuar edhe në legjislaturat e kaluara, gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit dhe verifikimit të mandateve të deputetëve.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

lajme të ngjashme