Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi mposht Manchester Cityn pas penalltive në Hong Kong

NULL NULL
01.08.2026 15:39

Inter ka mposhtur Manchester Cityn pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong, pasi 90 minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 1-1.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh me golin e Divin Mubama, ndërsa zikaltërit reaguan shpejt dhe barazuan shifrat falë Benjamin Pavard, duke e dërguar sfidën te penalltitë.

Nga pika e bardhë, Inter u tregua më i saktë dhe fitoi takimin, ndërsa Manchester City gaboi plot tri herë. Penalltitë e Abdukodir Khusanov, Rayan Ait-Nouri dhe Max Alleyne u ndalën ose përfunduan jashtë, ndërsa për Interin gaboi vetëm Alessandro Bastoni.

Fitorja ndaj kampionëve të Anglisë përbën një sinjal pozitiv për skuadrën zikaltër, e cila vazhdon përgatitjet për sezonin e ri me rezultate inkurajuese.

lajme të ngjashme