Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raporti për krimet e luftës është listë preliminare, puna vazhdon – thotë Haxhiu

NULL NULL
01.08.2026 14:55

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë para pak ditësh ka paraqitur për herë të parë listën institucionale të viktimave të luftës.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovës.

Sipas saj, kjo listë është preliminare teksa thotë se puna për evidentim ende vazhdon.

Haxhiu tha se Instituti ka nisur të krijojë evidencën zyrtare të viktimave, ndërsa puna duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serba gjatë luftës.

“Raporti i paraqitur këto ditë është dëshmia e parë e rëndësishme e këtij angazhimi. Instituti ka nisur ta krijojë evidencën zyrtare të viktimave, ndërsa puna duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës”, u shpreh Haxhiu.

lajme të ngjashme