Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok

NULL NULL
31.07.2026 19:16
Lajmi i Fundit
Lajmi i Fundit

Tash e disa ditë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, janë duke u kryer gërmime për mbetje mortore.

Në këtë lokacion, siç raporton RTK, është gjetur municion që dyshohet se është nga periudha e luftës, transmeton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, mirëpo deri në publikimin e lajmit, nuk ka arritur të marrë ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndryshe, gërmimet në këtë lokacion kanë filluar gjatë kësaj jave, ku dyshohet se janë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë që u raportuan të zhdukur nga viti 1999.

lajme të ngjashme