Katy Perry ngjitet sonte në skenën e “Sunny Hill Festival” NULL NULL 31.07.2026 17:16 31.07.2026 17:16 “Sunny Hill Festival” nis sonte edicionin e dytë në Kosovë me një numër të madh artistësh vendorë dhe ndërkombëtarë. Në natën e parë do të performojnë Dhurata Dora, Sahati, La Fazani dhe artistë të tjerë, ndërsa në orën 22:30 pritet të ngjitet në skenë ylli botëror i popit, Katy Perry. Festivali pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës për tri net me atmosferë të veçantë. /Klankosova.tv