Tragjedi në Bavari: 3-vjeçarja mbytet në pishinë NULL NULL 31.07.2026 13:37 31.07.2026 13:37 Foto: Klaus-Dietmar Gabbert/dpa Një vajzë trevjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pishinë në oborrin e një shtëpie private në qytetin Laufen, në rajonin Berchtesgadener Land të Bavarisë, pranë kufirit me Austrinë. Ngjarja tragjike ndodhi të enjten rreth orës 17:40, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, nëna e gjeti fëmijën në pishinë, e nxori menjëherë nga uji dhe nisi përpjekjet për ta reanimuar. Më pas, 3-vjeçarja u transportua me helikopter emergjent në spital, por ndërroi jetë gjatë natës. Ende nuk dihet se si ndodhi aksidenti. Zëdhënësi i policisë deklaroi se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet, ndërsa për shkak të procesit hetimor nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen. /Klankosova.tv