Flakët përfshijnë një magazinë fishekzjarresh pranë mbikalimit të Shkozetit në Shqipëri NULL NULL 30.07.2026 18:15 30.07.2026 18:15 Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë mbikalimit të Shkozetit në Shqipëri, ku flakët kanë përfshirë atë që dyshohet të jetë një magazinë ku ruheshin fishekzjarre. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen shtëllunga të dendura tymi që janë përhapur në zonë, ndërsa zjarri ka shkaktuar alarm tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.