Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E trishtë: Ra nga një shkëmb gjatë pushimeve, vdes 41-vjeçarja

NULL NULL
30.07.2026 16:25

Një grua 41-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga një shkëmb në plazhin Pentreath, në Gadishullin Lizard, në Cornwall të Anglisë.

Ngjarja ndodhi më 2 korrik, rreth orës 12:30, kur Rachel Anne Gwilliam po vizitonte plazhin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Menjëherë në vendngjarje u mobilizuan ekipet e emergjencës.

Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Jugperëndimore njoftoi se gruaja u transportua me helikopter drejt Spitalit Derriford në Plymouth. Në operacion morën pjesë një ambulancë tokësore, dy helikopterë mjekësorë dhe një oficer operacional.

Rachel u shtrua në Spitalin Derriford, ku mori trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë më 21 korrik. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim traumatik i trurit, i pësuar si pasojë e rënies, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme