Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuzë ndaj 6 persona, përgatitën vrasjen e një personi

NULL NULL
30.07.2026 16:35

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave me inicialet A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, veprime përgatitore për vrasje të rëndë, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, dyshohet se kanë vepruar si grup kriminal i organizuar duke planifikuar vrasjen e një personi. Po ashtu, ata dyshohet se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit.

“Gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas organit të akuzës, sulmet e planifikuara kishin për qëllim “shkaktimin e dëmit material, frikësimin e viktimave dhe demonstrimin e fuqisë së grupit kriminal”, ndërsa secili nga të akuzuarit dyshohet se ka pasur rol të caktuar në realizimin e planit kriminal, i cili u parandalua falë veprimeve hetimore.

“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

lajme të ngjashme