Facebook Messenger dhe Businesses NULL NULL 02.04.2015 10:07 02.04.2015 10:07 Facebook prezanton dy veçori të reja që lidhen me aplikacionin e tij për mesazhe, Messenger. Veçoria e parë është Platforma Messenger.Facebook ka kthyer shërbimin e saj të mesazheve në një platformë, e cila lejon integrimin me aplikacionet e palëve të treta. Platforma Messenger do t’u sigurojë zhvilluesve mjetet e duhura për të integruar aplikacionet e tyre në Facebook Messenger. Këta zhvillues do të sjellin aplikacione për dërgimin e videove, ikonave, simboleve dhe mënyra të tjera shprehëse. Marrësve do t’u ofrohet mundësia për të instaluar aplikacionin direkt nga biseda nëse dërguesi përdor një aplikacion të veçantë për shkrimin e mesazhit. “Businesses on Messenger” ishte veçoria tjetër e prezantuar gjatë eventit, e cila lehtëson komunikimin ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve direkt nga Facebook Messenger. Bizneset do të kenë mundësi t’u dërgojnë mesazhe klientëve direkt nga Messenger-i dhe të reklamojnë produktet e tyre. Klientët, nga ana tjetër, mund të bashkëveprojnë me bizneset nëpërmjet aplikacionit, dhe mund të bëjnë porosi për një produkt në këtë aplikacion për mesazhe. Kjo do të thotë se juve nuk do t’ju duhet të instaloni aplikacionin e kompanisë për të komunikuar me të, pasi mund të lidheni nëpërmjet Messenger-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 31/05/2025