Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zendaya dhe Tom Holland rrëmbejnë vëmendjen në premierën e re të “Spider-Man” në Londër

NULL NULL
29.07.2026 22:14

Zendaya dhe Tom Holland u shfaqën së bashku në premierën londineze të filmit “Spider-Man: Brand New Day”, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave me paraqitjen e tyre elegante.

Aktorja 29-vjeçare, e cila luan rolin e MJ, mahniti me një fustan të bardhë me detaje argjendi nga stilistja Tamara Ralph, ndërsa Tom Holland u paraqit me një kostum ngjyrë vjollcë të errët, të kompletuar me një broshë në formë merimange.

Çifti, i cili së fundmi konfirmoi se është martuar, pozoi krah njëri-tjetrit në tapetin e kuq, duke dëshmuar edhe një herë afërsinë e tyre.

Në filmin e ri, Holland rikthehet në rolin e Peter Parker, ndërsa pritshmëritë e fansave për vazhdimin e sagës së Spider-Man mbeten të larta. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme