Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani kërcënon Ukrainën me sulme?

NULL NULL
28.07.2026 07:37
Foto nga The Independent

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se mes Uashingtonit dhe Teheranit po zhvillohen “negociata shumë miqësore” gjatë periudhës së pezullimit të veprimeve ushtarake, duke shprehur bindjen se ekziston një mundësi e mirë për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do t’i rikthehen “veprimeve të forta ushtarake” në negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin. Teherani thekson se komunikimi me SHBA-në po rast se bisedimet nuk japin rezultat, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane mohojnë se po zhvillohen negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin. Teherani thekson se komunikimi me SHBA-në po bëhet vetëm përmes ndërmjetësve.

Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe në raport me Ukrainën. Irani ka kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj Kievit, pasi e akuzon për një sulm me raketa ndaj një anijeje cisternë në Detin Kaspik.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi të dielën se sulmi i raportuar ndaj një anijeje tregtare “nuk mund të mbetet pa përgjigje”, gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur të shtunën se forcat ukrainase goditën një anije luftarake ruse, si dhe mjete lundruese të përdorura për transportimin e ngarkesave ushtarake të lidhura me Iranin në Detin Kaspik.

Teherani pretendon se gjatë këtij operacioni u godit edhe një anije tregtare iraniane, ku humbi jetën një marinar. Autoritetet iraniane e cilësuan incidentin si një akt agresioni dhe akuzuan Ukrainën se po përpiqet të zgjerojë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

lajme të ngjashme