Për të dytën ditë radhazi dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc NULL NULL 28.07.2026 07:16 28.07.2026 07:16 Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, 29 nëntor, 2024. Foto: Reuters Për të dytën ditë radhazi, tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, do të dalin para gjykatës. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në Pallatin e Drejtësisë, transmeton Klankosova.tv. Në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën. Ndërsa, prokurori special, Bekim Kodraliu, i cili, përveç deklarimeve të tij, paraqiti edhe prova materiale, përfshirë pamje që sipas Prokurorisë mbështesin aktakuzën. Prokurori Kodraliu u shpreh i bindur se gjatë procesit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve, duke theksuar se Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme, të përfshira në aktakuzë, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ishte akt terrorist me synim dëmtimin e një prej infrastrukturave më kritike në Kosovë dhe cenimin e sigurisë së Republikës.