Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas rilindjes në Evropë si MVP, Mario Hezonja kthehet në NBA

NULL NULL
27.07.2026 15:14

Basketbollisti kroat, Mario Hezonja, ka arritur marrëveshje për një kontratë njëvjeçare, me vlerë 2.8 milionë dollarë, me Cleveland Cavaliers, duke u rikthyer në ligën më të fortë të basketbollit në botë pas gjashtë vitesh, lajmi u raportua nga Shams Charania i ESPN.

Hezonja, i cili do të jetë 31 vjeç, ishte zgjedhja e pestë e Draftit të NBA në vitin 2015 nga Orlando Magic dhe më pas luajti pesë sezone në NBA, ku përveç me Magic, ai veshi edhe fanellat e New York Knicks dhe Portland Trail Blazers, transmeton Klankosova.tv.

Në 330 ndeshje në NBA, 69 prej të cilave si titullar, Hezonja regjistroi mesatarisht 6.9 pikë, 3.1 rebounde dhe 1.3 asistime për ndeshje.

Pas largimit nga NBA në vitin 2020, karriera e tij mori një kthesë të madhe në Evropë.

Hezonja kaloi gjashtë sezone në Evropë, ndërsa katër vitet e fundit ishte te Real Madrid, ku u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle.

Kroati ndihmoi Real Madridin të fitonte titullin e EuroLeague në vitin 2023 dhe zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës së tij në sezonin e kaluar 2025/26. Me mesatare prej 17.5 pikësh dhe 4.9 reboundesh në ndeshje, Hezonja u shpall MVP i sezonit të rregullt në Liga Endesa (Spanjë).

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, rikthyen interesimin nga NBA, me skuadra si Golden State Warriors, që gjithashtu shfaqën interes të madh për 31-vjeçarin, por në fund ishte Cleveland Cavaliers që siguroi firmën e tij.

Cleveland vjen pas një sezoni të rëndësishëm, në të cilin arriti në Finalet e Konferencës së Lindjes për herë të parë që prej vitit 2018.

Tani, pas gjashtë vitesh në Evropë dhe një periudhe ku u shndërrua në një prej emrave më të rëndësishëm të basketbollit evropian, Mario Hezonja do të ketë një tjetër mundësi për të treguar se është një lojtar shumë më i kompletuar se ai që u largua nga NBA në vitin 2020.

Nga zgjedhja e pestë në Draftin e vitit 2015, te MVP i Liga Endesa dhe tashmë rikthimi në NBA, kroatit Mario Hezonja i shfaqet një tjetër mundësi që të dëshmohet në basketbollin amerikan. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme