Mourinho i prerë me Asencion: “Nuk je pjesë e planeve të mia te Real Madridi” NULL NULL 27.07.2026 14:47 27.07.2026 14:47 Mbrojtësi spanjoll Raul Asencio nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ri, sipas raportimeve të fundit nga Spanja. Sipas gazetarit Sergi Valentin, Mourinho i ka bërë të qartë futbollistit se nuk llogarit në shërbimet e tij, çka ka bërë që Real Madridi dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, të nisin kërkimet për një klub të ri, transmeton Klankosova.tv. 🚨 José Mourinho has informed Raúl Asencio that he is NOT part of his plans. ❌ Real Madrid and Jorge Mendes are now looking for a new club for the Spanish defender, although Asencio wants to stay. 👀 (Source: Sergi Valentin) pic.twitter.com/Gdrvj7Hsjg — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 27, 2026 Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar, Asencio dëshiron të vazhdojë karrierën te Real Madridi dhe nuk është i gatshëm të largohet lehtë nga “Santiago Bernabeu”. Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit madrilen do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll gjatë afatit kalimtar veror.