Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkoi për t’u kontrolluar te mjeku, 54-vjeçarit i bie arma nga çanta dhe i shkrepet aksidentalisht

NULL NULL
27.07.2026 14:37

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka shkaktuar shkrepje të pavullnetshme me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet G. N., 54 vjeç, kishte shkuar në spital për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, por gjatë qëndrimit aty dyshohet se nga çanta e krahut i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar si pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje aksidentale, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Në vijim të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, i cili dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit Rajonal të Lezhës, me detyrë punonjës IT, shtetasi A. V., 54 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

lajme të ngjashme