Premtoi lopë, sera dhe termine për viza, aktakuzë ndaj gruas në Pejë – përfitoi mbi 11 mijë € NULL NULL 27.07.2026 14:10 27.07.2026 14:10 Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet Gj.M , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. Në njoftim thuhet se, sipas aktakuzës, e pandehura në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022-2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme, transmeton Klankosova.tv. Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11 mijë e 650 euro. “Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.