Shiu i rrëmbyeshëm përmbyti Rahovecin, pamje nga parkingu i mbuluar me ujë (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 14:13 27.07.2026 14:13 Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbysjen e një parkingu nëntokësor në qendër të Rahovecit. Gazetari Kron Sadiku, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se reshjet filluan qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa intensiteti u rrit në orën 05:00, transmeton Klankosova.tv. Sipas Sadikut, komuna e Rahovecit po tenton ta bëjë sanimin e problemit, në mënyrë që ta tërheq ujin e tepërt në parking. Drejtori i urbanizimit në Rahovec, Albnor Mullabazi tha për emisionin “Kosova Today” se parkingu ka qenë në gjendje të mirë deri në orën 07:00, ndërkohë tre vetura, sipas tij, kanë mbetur të ngujuara. Ai shtoi se puna për pastrimin e parkingut dhe normalizimin e situatës po vijon.