Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit

NULL NULL
27.07.2026 08:08

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha evropiane, ajo renditet ndër vendet me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit.

Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, Shqipëria është i katërti në Evropë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023, shkruan Monitor.al, transmeton Klankosova.tv.

Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë-Hercegovinë, me 139, dhe Serbia, me 132.

Treguesi i Shqipërisë është më shumë se tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.

lajme të ngjashme