Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ema Uka rrëfen jetën në New York: Nga suksesi si “Lyra” te planet për rikthim në aktrim (VIDEO)

NULL NULL
26.07.2026 23:47

Aktorja Ema Uka, e njohur për publikun shqiptar si Lyra nga seriali “O sa mirë”, është rikthyer në ekran përmes një interviste në “Prive” të Klan Kosovës, ku ka folur për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas suksesit të madh me rolin që e bëri një nga figurat më të dashura të serialeve vendore, Ema vendosi të largohej nga Kosova dhe të niste një kapitull të ri në New York.

Ajo tregoi se largimi nuk ishte një vendim i planifikuar, por një zgjedhje spontane që lidhej me nevojën për një ndryshim në jetën personale.

Aktorja foli edhe për përvojën e saj me rolin e Lyrës, duke kujtuar emocionet dhe pasiguritë që kishte në fillim, por edhe dashurinë që publiku i dha personazhit të saj.

Ema tregoi se vazhdon të mbajë kontakte me ish-kolegët e serialit dhe se ka krijuar një jetë të re duke u fokusuar në aspektin profesional dhe personal në Amerikë.

Edhe pse jeton larg Kosovës, Ema nuk e përjashton një rikthim në aktrim.

Ajo u shpreh se do të kthehej me dëshirë për një projekt që do ta bindte dhe se gjithmonë është e hapur për bashkëpunime.

Në fund, aktorja theksoi se pavarësisht jetës në Amerikë, Kosova mbetet vendi i saj i zemrës dhe vendi ku gjithmonë do të ndihet e lidhur./Klankosova.tv

lajme të ngjashme