Skuadra turke ofertë zyrtare për Milot Rashicën NULL NULL 26.07.2026 22:47 26.07.2026 22:47 Çaykur Rizespor ka bërë hapin e parë për transferimin e Milot Rashicës, duke i dërguar Besiktasit një ofertë zyrtare për huazimin e sulmuesit kosovar. Sipas mediave turke, Rashica është objektivi kryesor i Rizesporit në këtë afat kalimtar, me drejtuesit e klubit që synojnë ta përforcojnë repartin ofensiv për sezonin e ri, transmeton Klankosova.tv. Tashmë pritet vendimi i Besiktasit, i cili do të përcaktojë nëse do ta lejojë largimin e 30-vjeçarit në formë huazimi. Përvoja dhe paraqitjet e Rashicës në futbollin turk e kanë bërë atë prioritet për Rizesporin. Megjithatë, klubi ka përgatitur edhe një alternativë në rast se marrëveshja dështon. Sipas mediumit turk Takagazete, opsioni rezervë është Jesurun Rak-Sakyi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Rizesporit si i huazuar nga Crystal Palace. Milot Rashica është nën kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027, ndërsa te Rizespori aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi.